Projektime dhe krijime zonash të gjelbëra

Sherbime


  • Në ndërtesën prej dy katesh me trungje druri masiv, me diameter deri ne 40 cm, ndodhet bari dhe restoranti me një pamje befasuese, në të cilin të duket vetja sikur je në një traget. Dhomat, tërësisht prej druri, të bëjnë të jetosh natyrën e gjallë.
  • Mëngjesi mesdhetar, gatimi i peshkut dhe i mishit të fresket sikurse dhe perimet dhe ftutat e stinës, të rritura në oborret e shtëpive të fshatit, e bëjnë të veçantë qëndrimin në Kampingun “Pa Emer”.
    Bregdeti me rërë të imet, me det të cekët dhe të ngrohtë, është ideal për fëmijët. Bregu disa kilometra i gjatë është i përshtatshëm për shëtitje. Gjatë këtij bregu ka zona me baltë argjilore natyrore. Për më të mëdhenjtë që adhurojnë thellësinë, pastërtinë dhe zhytjet është vendosur një pistë që shkon 140 m në det e cila është e pajsur me shezllone druri dhe çadra kashte.
  • Kapingu “Pa Emer” ka 50 vende tendash dhe 50 vende motorcaravanesh pajisur me furnizim elektrik dhe shërbim hidrosanitar.
    Mund të merren me qera varka për shëtitje në det të hapur si dhe vetura për të vizituar qytetet dhe qëndrat turistike të Shqipërisë.


Jeni të mirëpritur në Kampingun “Pe Emer”, cili është i hapur gjatë gjithë vitit !

 
Koordinatat gps Google
promotor
Qytete Turistike
kruje.jpg
Panoramic Images